PDIU braktis Edi Ramën
Nuk mjaftonte vrasja, Enver Hoxha i fshinte edhe nga fotot figurat e njohura të historisë

Pëlqej
Një ndër format e kontrollimit të figurave të rëndësishme në kohën e diktaturës ishte dhe fshirja e tyre nga çdo dokument zyrtar.

Enver Hoxha ka fshirë nga fotot e rëndësishme figura të rëndësishme të cilët pas luftës u dënuan me burgime, internime e vrasje.

“Krahasimi i fotografive origjinale me retushimet, te cilat jane prodhuar gjate sistemit monist ne Shqiperi.

Ne fotografi jane fshire personalitete te jetes politike e patriotike shqiptare, te cilet u denuan pas Clirimit me burgime, internime dhe vrasje.

Retushim fotografik ne Shqiperine komuniste: zhduket luftetari dhe patrioti i madh Mihal Ballkameni nga fotografia e hyrjes se cetave patriotike ne Korce me 1912.

Mihal Ballkameni u vra mizorisht ne burgun famekeq te Burrelit me 1948, si damkosur si “Armik i Popullit.

Retushim fotografik ne Shqiperine komuniste: njollosen me te bardhe portretet e Pandeli Cales (ne dritare) dhe te Lef Nosit (ne ballkon), ne fotografine monumentale te pervjetorit te pare te Pavaresise ne Vlore, me 1913.

Retushim fotografik ne Shqiperine komuniste: zhduken nga ballkoni antaret e kabinetit te Ismail Qemalit, si dhe pjesemarresit e tjere qe duken ne dritare ne pamjen origjinale.

Kjo foto e montuar, ka qarkulluar neper revista e libra ne fundvitet `50 dhe me pas ne vitet `60” shkruan Niko Kotherja teksa poston edhe fotot. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2017, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori