Nuk kursehet, Fisniku surprizon Fjollën me dhuratën më të fundit (FOTO LAJM)

Fisnik Syla ka treguar gjithnjë se është shumë romantik dhe shpeshherë e surprizon Fjollën me dhurata të bukura.

Së fundmi ai i ka bërë këngëtares dhuratë një telefon. Në fakt një të tillë ka blerë edhe për vete.

Ishte vetë Fjolla që na e tregoi këtë nëpërmjet një Instastory ku i bëri tag partnerit.

Kujtojmë se ata kanë qenë në qendër të mediave kohët e fundit pas zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre.

Sikundër u njoftua edhe gjatë kohës kur Fjolla dhe Fisniku u arrestuan, ku i fundit është baba i dy fëmijëve.

Pak javë më parë, “n’Zoom.biz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të Fisnikut, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.

Po e njëjta media shkruante se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.

Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë.

Kjo shkaktoi reagime të shumta në rrjet dhe kritikat ndaj këngëtares nuk munguan.Javën që lamë pas ka ardhur edhe reagimi i Fisnikut, i cili me anë të një statusi në Instastory ka mohuar zërat që po qarkullojnë në rrjet.

Ai thotë se martesa e tij ka përfunduar para njohjes me Fjollën, teksa e mbyll duke thënë se është shumë i lumtur me jetën e tij, duke konfirmuar lajmet se ai dhe Fjolla shumë shpejt do të martohen.

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota. Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta.”- shkruan ndër të tjera ai.

Në media raportohet se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor. Çifti kanë menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri, ku Fjolla edhe aktualisht vuan dënimin e masës “arrest shtëpie” në Kukës.

Ndryshe nga sa u tha në fillim, ceremonia do të jetë private dhe jo me shumë persona të ftuar.

Shtuar më 26/11/2020, ora 09:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori