Nuk ka konkurrentë, grekët mahniten me shqiptaren që këndon për Qipron (FOTO LAJM)
"Duket se sonte për Elenin nuk ka konkurrentë të tjerë". Kështu e nis shkrimin gazeta e njohur greke "
Protothema" teksa bën një përshkrim të ecurisë së këngëtares me origjinë shqiptare Eleni Fourerira, e cila përfaqëson
Qipron në
Eurovision.
Grekët shkojnë deri aty sa thonë se fitorja e Elenit është e sigurt dhe se autoritetet qipriote janë duke parë mundësitë për përgatitjen e
Eurovision 2019, raporton Albeu.com.
"Kënga e saj Fuego është në krye të renditjes në gadishullin Iberik", shkruan
Protothema duke cituar edhe BBC-në, e cila bën një krahasim të sajin me Beyounce.
"Performanca tre minutëshe e Elenit dhe koreografia e saj do t'a bënin krenare edhe Beyounce-n", shkruan BBC. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018,
ora 09:39