Nuk ka fund histora e tyre, Selena flet sërish për Justin: Ka abuzuar me mua (FOTO LAJM)

Disa javë më parë, Selena Gomez publikoi këngën e titulluar ‘Lose you to love me’, e cila ishte një dedikim për ish-të dashurin e saj, Justin Bieber.

Pas këtij momenti këngëtarja ka vazhduar me deklaratat e saj të cilat i kanë befasuar jo pak ndjekësit e saj. Në një intervistë për ‘NPR’, Gomez tregoi se është abuzuar emocionalisht nga Bieber.
Megjithatë ajo ka shtuar se çdo gjë ka përfunduar dhe se tani është e lumtur me jetën e saj.

Këngëtarja ka shtuar se ka ndjerë gjithmonë mungesë respekti nga Justin.
Kujtojmë se këngëtari tashmë është i martuar me modelen e njohur, Hailey Baldwin.

Shtuar më 27/01/2020, ora 08:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori