Nuk jemi në Kore, këto foto janë nga një shkollë në Fier (FOTO LAJM)

Pëlqej
Fotot e mësipërme janë marrë në shkollën 9-vjeçare Mark Dashi Fier, përgjatë një aktiviteti.

"Kjo është më shumë se turp! Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim"

Kështu shkruan deputeti i PD Luçiano Boçi ndërsa publikon këto foto të shkrepura në shkollën 9-vjeçare Mark Dashi Fier, përgjatë një aktiviteti ku nuk ka munguar dhe drejtori i DAR Fier.

“Propaganda dhe riindoktrinimi nuk është rastësi. Madje nuk po kursen as fëmijët.

Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij. Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”. Kjo është më shumë se turp!

Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim”, shkruan i revoltuar deputeti Boçi për këtë shfaqje ku fëmijët mbajnë veshur shallin e kuq dhe yllin në kapele, simbole të komunizmit.

“Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit”, ironizon në fund demokrati. /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2018, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori