Nuk i ndal as shiu, Elbasani proteston "Për Fëmijërinë e Vjedhur" (FOTO LAJM)

Vajzat dhe gratë në Elbasan protestuan sot për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëvem duke mos pyetur aspak për reshjet e shiut.

Nën moton “Për Fëmijërinë e Vjedhur” ato u mblodhën në qendër të qytetit, duke dënuar abuzimet seksuale.

Protesta të tilla u zhvilluan sot edhe në Korçë dhe Sarandë.

Në Korçë kërkuan gjykim të rëndë për abuzuesit por dhe reagim nga shoqëria, për ti parë djemtë dhe vajzat si të barabartë.

Në Sarandë, prindër dhe mësues kërkuan krijimin e një regjistri elektronik për të identifikuar abuzuesit.

Shtuar më 06/06/2020, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori