Nuk është hera e parë në ekran, zbulohet ku e keni parë Melisën e "Përputhen" (FOTO LAJM)

Konkurrentët e “Përputhen” janë kthyer ndër personazhet më të komentuar në media e rrjete sociale.

Melisa është një ndër vajzat e reja që iu bashkua programit, e cila zgjodhi Mevlanin për takimin e saj të parë ku doli mjaft romantike.

Por ndryshe doli në takimet e saj me Fationin që kanë bërë mjaft bujë falë afrimiteteti dhe prekjeve të tyre.

Melisa nuk është hera e parë që përballet me kamerat pasi dikur ka qenë për pak kohë në rolin e Sofias në “Zonë e lirë”.

22-vjeçarja bukuroshe ka konkurruar gjithashtu në “Miss Universe Albania”. Melisa studion për mjekësi, është balerinë dhe tani është në kërkim të dashurisë në “Përputhen”.
Shtuar më 28/11/2020, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori