"Nuk është fundi i botës", Jona Spahiu zbulon arsyen e shkëputjes nga televizioni (FOTO LAJM)

Prej kohësh moderatorja Jona Spahiu i ka munguar ekranit dhe së fundmi ka zbuluar arsyen. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se në një moment të caktuar të jetës së saj televizioni nuk ishte prioritet pasi ndihej e përmbushur.

“Si çdo gjë në jetë edhe programeve televizive edhe jetës së një personazhi në televizion ndodh t’i vijë fundi edhe nuk është fundi i botës. Në një moment të caktuar të jetës sime, televizioni nuk ishte prioritet, ndjeja që nuk kisha të njëjtin motiv për të qenë çdo ditë aty isha mjaftueshëm e përmbushur sa për të mos kërkuar kënaqësi të tjera personale apo profesionale”, është shprehur moderatorja.

Megjithatë, Jona ka zbuluar se nuk ka hequr dorë plotësisht, madje ka ndërmend t'i rikthehet shumë shpejt. “

Por besoj se ka ardhur një moment për të cilin kam nevojë për një sfidë të re. E kam bërë besoj televizionin në mënyrë shumë organike, e dukë qenë se njerëzit në jetë lodhen për të gjetur një punë që t’i ngjajë lojës, kështu e kam bërë e unë televizionin e nuk mendoj se është momenti që të heq dorë ndaj do të më shihni shumë shpejt”, ka shtuar ajo.

Shtuar më 04/08/2020, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori