"Vështirësitë të jesh babë dhe nënë", mami Fjolla flet për sakrificat (FOTO LAJM)

Fjolla Morina është një ndër këngëtaret shqiptare e cila bënë buje në media për çdo dalje të saj.

Fokusi më i madh është mbi paraqitjen e këngëtares duke lënë pas vuajtjet dhe ann humane.

Këngëtarja është vetëm 33 vjeç dhe është nënë e dy vajzave 16 dhe 4 vjeç.

Të dy vajzat për shkak të rrethanave Fjolla është detyruar ti rris e vetme dhe shumë rrallë ka folur për vështirësit dhe sakrificat që kërkon rrija e dy vajzave.

Por ditën e sotme këngëtarja ka ndarë me fansat në Instastory një foto të vogëlushes së saj Alaya kur ishte vetëm disa ditëshe.

“U flijova shum që mos ta lejoja ta humb at që Zoti dashti t’ma dhuroj. U pajtova me gjithqka, por jo të mos sjellja ty në Jetë bija ime. Nuk ishte e letë për mu të qenurit Baba e Nanë, frym dhe forcë, dhimbje e ilaq, lot e Dashur, e vetme veq për ty evlad. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë, një dit të rritesh e të bëhesh e fort ashtu si UNË bijë”, ka shkruar Fjolla./albeu.com/

Shtuar më 31/08/2019, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori