"Nuk e përballoja dot", rrëfehet ish i dashuri i Oriola Marashit (FOTO LAJM)

Krahas fitores në "Big Brother Albania 6", Anaid Kaloti është përfolur së shumti në media edhe për historinë e tij të dashurisë me modelen Oriola Marashi.

Anaidi ishte pjesë e diskutimit të djeshëm në "Ftesë në 5" me Bieta Sulon, ku ndër të tjera foli edhe për lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë me modelen Oriola Marashi.

Fituesi i “Big Brother 6” pohoi se pas ndarjes, komunikoi vetëm për një periudhë të shkurtër me Oriolën, duke e ndërprerë më pas çdo kontakt me të.

I ngacmuar nga Bieta, Anaidi pranoi se ishte shumë e vështirë që t’i manaxhonte ndjenjat, ndaj ishte më mirë që mes tyre të vendosej një distancë, që ekziston edhe sot e kësaj dite.
Shtuar më 19/11/2019, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori