"Nuk e keni idenë çfarë ju pret", Era Istrefi dhe Julian Perreta paraljmërojnë surprizën (FOTO LAJM)

Era Istrefi dhe partneri i saj i përfolur, Julian Perreta po kalojnë disa ditë fantastike pranë njëri-tjetrit.

Ata ndodhen në Francë, dhe ditën e djeshme vizituan një nga pallatet më magjepsëse në botë, atë të Versajës.

Te dy publikuan foto dhe video nga i njëjti vend dhe si gjithmonë, Julian Perreta nuk mund të rrinte pa publikuar një foto të Erës në Instastory.

Që prej fillimeve të lidhjes së tyre, ai ka publikuar vazhdimisht foto dhe video të Erës, si ajo e pak javëve më parë ku e quante “Mbretëresha ime”.

Por këtë herë Era ka rezervuar një surprizë me këtë vizitë në Francë. Ajo na ka treguar me një postim se nuk e kemi idenë se çfarë na pret!

“Ata nuk janë gati për atë që po vjen”, shkruan këngëtarja.

Mos ndoshta po realizon një videoklip në këtë vend të mrekullueshëm? Apo do të publikojë një këngë të re?

Bashkëpunimi më i fundit i këngëtares shqiptare Era Istrefi, ishte ai me artistët e huaj Yellow Claw dhe Offset, i cili titullohet “Let’s Get Married” dhe na u fiksua që herën e parë që e dëgjuam!

Shtuar më 03/10/2019, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori