Nuk e fsheh më, Fatma Methasani feston 25-vjetorin me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Ditën e sotme moderatorja e ëmbël e ekranit, Fatma Methasani feston ditëlindjen.

Ajo mbush 25 vjeç dhe sigurisht që kjo është ditëlindja më e veçantë për të.

Këtë vit ajo feston me barkun e rrumbullakosur dhe ndjesinë më të bukur në botë.

Në Instagram-in e saj Fatma ka publikuar një foto me numrin 25 në duar dhe një buqetë të madhe me lule.

Por sigurisht që vëmendjen më të madhe e ka marrë barku i saj.

Fatma si rrallë herë nuk e ka fshehur barkun dhe ai tashmë i duket mjaft qartë.

Moderatorja ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebushit që po pret.

Ndërkohë Alfio ka zgjedhur ta urojë nëpërmjet një fotoje ku tregon sa është rritur barkun i partneres së tij.

Shtuar më 28/10/2019, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori