E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
“Nuk e dimë sa shumë kanë vdekur”, Florida rrezikon të përballet me një krizë humanitare

Ekipet e shpëtimit në Florida kanë pranuar se nuk e dinë se sa njerëz janë vrarë nga Uragani Irma, ndërkohë që ekziston frika për një katastrofë humanitare.

Deri në 10,000 njerëz besohet të kenë qëndruar në Florida Keys gjatë stuhisë dhe tani nuk kanë ujë, ushqim apo energji, kanë paralajmëruar zyrtarët.

Irma” ka lënë pothuajse 4.5 milion njerëz pa energji elektrike dhe ka shkaktuar pesë të vdekur, pasi stuhia shkatërruese mbërriti në shtetin jugor, me erëra të forta dhe kërcënimin e stuhive shkatërruese.

Uragani “Irma” tashmë është dobësuar në një stuhi të kategorisë 1, pasi goditi rajonin e pambrojtur të Tampa Bay me erëra të forta herët këtë mëngjes, por gjithsesi forca e saj shkatërruese vazhdon të mbetet e fortë.

Qendra Kombëtare e Uraganëve parashikon se stuhia do të kalojë të hënën në Xhorxhia në jugperëndim, ku një paralajmërim për stuhi ishte në fuqi për një zonë të madhe rurale përfshirë Albany dhe Valdosta. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2017, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori