Çfarë po ndodh jashtë? Rikthimi në BBVA i hap Efit “telashe”

Instagram dhe ‘Big Brother’ kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin këtë edicion.

Thënë kjo, preferencat e publikut lidhur me lojën e banorëve është reflektuar në numrin e ndjekësve.

Rreth 300 mijë ndjekës fitoi Efi nga eksperienca e saj. Pozicionimi i saj krah Luizit, e bëri një personazh të dashur në sytë e shikuesve.

Por, rikthimi i saj në shtëpi nuk është pritur dhe aq mirë. Prishja e miqësisë me Luizin dhe Kiarën, duket se nuk po pëlqehet shumë nga njerëzit dhe tashmë ka nisur rënia e ndjekësve.

Për dy ditë ajo ka humbur rreth 3 mijë ndjekës.