"Nuk dua lidhje serioze", Sia i kërkon s*eks publikisht të dashurit të Era Istrefit (FOTO LAJM)

E fshehur pas parukeve, këngëtaria Sia ka preferuar ta mbaj gjithmonë diskrete jetën e saj private. Por këngëtarja ka habitur së fundmi.

Në një intervistë të re për "GQ", këngëtarja zbuloi se kishte birësuar një fëmijë.

44-vjeçarja nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm mbi djalin që ka adoptuar.

Ajo madje foli hapur se është pro seksit rastësor, pa angazhime, ndërsa zbuloi se i ka bërë një ofertë për seks dj-it Diplo, i cili është përfolur për lidhjen me këngëtaren shqiptare, Era Istrefi..

“Këtë vit i shkrova një mesazh dhe i thashë: “Hej, dëgjo, ti je si një nga pesë personat që mua më tërheqin seksualisht, dhe tani kam vendosur të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime dhe unë sapo adoptova një djalë, kështu që nuk kam kohë për një lidhje. … Nëse jeni i interesuar për seks, atëherë më thuaj”.

Kujtojmë se Sia i ka dhënë fund martesës së saj në vitin 2016 me kineastin Erik Lang./albeu.com

Shtuar më 14/01/2020, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori