Shqiptari rreh brutalisht shokun e verbër, i thyen krahët dhe brinjët

Një person me origjinë shqiptare ka sulmuar një të verbër 55-vjeçar dhe e ka rrahur egërsisht, duke i thyer të dy krahët dhe një brinjë, si dhe i ka shkaktuar trauma dhe lëndime të tjera të shumta.

Protagonisti, mbrëmjen e së dielës në një lokal në Cesenatico (Forlì-Cesena), është një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i njohur për zakonin e tij të dehjes dhe për sjelljet e tij të dhunshme, shkruan Ansa.

Të dy personat, të cilët njiheshin dhe zakonisht frekuentonin lokalin, filluan të grindeshin pas nja dy pijesh, por 61-vjeçarit nuk i pëlqeu diçka e thënë nga i verbëri dhe e goditi papritur me grusht.

55-vjeçari ka tentuar të kundërpërgjigjet.

Në këtë moment, shqiptari, pasi ka kërcënuar menaxherin dhe disa klientë të pranishëm, është larguar me skuterin e tij.

Gjithçka dukej se kishte përfunduar, por pak minuta më vonë shqiptari u kthye në lokal i armatosur me shkop, duke sulmuar dhe goditur vazhdimisht të verbrin pa mundur të mbrohej ky i fundit.
Një rrahje brutale, por që mund të kishte rezultate shumë më të këqija, nëse do ta kishte goditur në kokë.

55-vjeçari u transportua në spital me fraktura të shumta. Karabinierët që ndërhynë e identifikuan shpejt dhe bllokuan shqiptarin teksa po endej nëpër qytet me një skuter. Ndaj tij rëndon akuza për lëndime të rënda dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit./Albeu.com.


Shtuar 27.06.2023 17:16