Nuk është kot aty, ky është funksioni i dobishëm i vrimës në lugën e spagetive

Në të vërtetë kjo vrimë ka një funksion të shkëlqyeshëm!

Gatimi i spagetave zakonisht përfundon me të njëjtin skenar, mendoni se keni zier sa keni pasur nevojë, mirëpo shpejt keni kuptuar që e keni tepruar me sasinë.

A e keni ditur që luga për këto makarona mund t’ju ndihmojë që të matni sasinë ideale të spagetit, dhe pikërisht aty edhe përfundon misteri rreth asaj se përse shërben vrima e cila gjendet në lugën për shpageta.

Ajo vrimë ka funksion të përsosur, dhe ajo është që të masë sasinë e spagetive për një porcion.

Edhe pse dimensionet e vrimës nuk janë të njëjta midis lugëve të ndryshme sasia e makaronave e cila qëndron në të i përgjigjet sasisë së rekomanduar për një porcion.

Herën tjetër provoni këtë metodë dhe përfundimisht nuk do të detyroheni ta hidhni poshtë tepricën e makaronave të cilën e keni matur me sy.