Nuk do ta besoni kush është ky personi në tatuazh (FOTO LAJM)

Një i ri i mbijetuar i kancerit nga Argjentina e befasoi mjekun që i shpëtoi jetën me një shfaqje shumë të pazakontë mirënjohjeje.
Ai u paraqit me një tatuazh në shpinë ku kishte përjetësuar në lëkurën e tij mjekun onkolog që i shpëtoi jetën dhe spitalin ku ai punon.

Disa muaj më parë, Nano Salguero, i lindur në Alejo Ledesma, një qytet argjentinas u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë nga një onkolog lokal.

Ai shkoi menjëherë në spitalin onkologjik të kryeqytetit ku iu nënshtrua edhe një kirurgjie urgjente. Ai u operua nga Dr. Paul Lada, një kirurg onkolog që mban mbi shpinën e tij rreth 42 vjet eksperiencë.

Operacioni i Nano-s ishte një sukses dhe megjithëse teknikisht ende është në rikuperim e sipër, ai kohët e fundit i tregoi mirënjohjen e tij mjekut duke i dërguar atij një fotografi të një tatuazh të madh të fytyrës së tij të buzëqeshur pranë spitalit që punon.

Ai u shpreh për mediat vendase: "Ai më shpëtoi jetën, kisha dhimbje të brendshme, iu nënshtrova një kirurgjie të zorrës së trashë për trajtimin e kancerit. Unë shkova në spital në gjendjen më të keqe të jetës sime dhe u largova me gjithë të mirat.”

Dr Lada nga ana tjetër u befasua, duke thënë se kjo ishte hera e parë që ndonjë prej pacientëve të tij e ka bërë tatuazh në trup, të paktën me aq sa di ai në më shumë se 43 vite shërbim.


Shtuar më 09/12/2018, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori