Nuk do ta besoni kurrë, sa vjeç bën sot ish-Missi Diellza Kolgeci (FOTO LAJM)

Diellza Kolgeci mbetet padyshim një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar. Që nga koha kur është shpallur Miss Kosova në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe thuajse asgjë nuk ka ndyahur tek Diellza. Ajo vazhdon të ruajë ende të njëjtën freski dhe linja trupore perfekte, pavarësisht se tashmë është edhe nënë e një vajze.

Sot Diellza feston ditëlindjen dhe bën 42 vjeçe. Ndonëse shumë vajza e gra mund ta kenë problem ta tregojnë moshën e tyre për Diellzën është tërësisht e kundërta, sepse nuk ka pse t’i “trembet” këtij fakti. Ditën e sotme ajo ka publikuar një nga urimet e vjetra që ka bërë për veten dhe ka treguar se tek ajo nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç faktit se është bërë nënë dhe ndihet më e përmbushur.

“5 vite qe kur e kam shkrua kete urime per MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar ne brendesi vetem se jam e permbushur sepse jam nena e Helenes ❤ Ju faleminderit te gjithve per urimet, fjalet e embela. Ju dua”, ka shkruar Diellza në postimin e saj.

Kujtojmë se në muajin prill të vitit 2018, ish-Missi Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri, Fisnik Rugova, u bënë prindër të një vogëlusheje të cilën e pagëzuan me emrin Helena.
Shtuar më 23/01/2021, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori