Do konfirmojnë rikthimin, Bora dhe Donaldi në një projekt muzikor së bashku? (FOTO LAJM)

Përgjatë ditëve të fundit kudo në rrjet është përfolur se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer me njëri-tjetrin. Kjo pasi makina e aktorit u pa poshtë pallatit të Borës. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha! Së fundmi në rrjet po qarkullon një lajm i ri rreth dyshes.

Sipas “fame.al”, Bora dhe Donaldi janë duke përgatitur një projekt muzikor, e cila do të ketë në thelb historinë e tyre të dashurisë.

Sipas burimeve, dyshja do të xhirojnë jashtë Shqipërisë. Mbetet të presim për të mësuar më shumë detaje.