“Fitorja çështje kohe”, Zelensky: Asnjë gjurmë ruse nuk do të mbetet në territorin ukrainas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka premtuar bashkatdhetarëve të tij se asnjë gjurmë e Rusisë nuk ka për të mbetur në tokën ukrainase.

Zelensky përsëritur besimin e tij se “fitorja kundër pushtuesve rusë është vetëm çështje kohe”.

Në një video-mesazh sot, ditë që u shënuan plotë 400 ditë nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës , Presidenti Zelensky vlerësoi forcat e armatosura të vendit të tij për luftën.

“Heroizmi i ukrainasve do të mbetet i paharrueshëm në të gjithë botën”, theksoi ai.

“Ne nuk do të lëmë asnjë gjurmë të Rusisë në tokat tona dhe nuk do ta lëmë armikun të mbetet i pandëshkuar,” tha presidenti ukrainas.

“Të bëjmë gjithçka që të vijë dita sa më shpejt që t’ju falënderoj, të dashur ukrainas, për fitoren tonë”, tha Zelensky në mesazhin e tij./albeu.com/


Shtuar 30.03.2023 23:13