Një vit nga ekzekutimi i Brilant Martinajt, mjeti me targa sllovene vëzhgoi viktimat, autoritetet letërporosi Sllovenisë: Kujt i përket makina

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihëm e Sllovenisë, pasi jnë automjet me targa sllovene dyshohet se vëzhgoi viktimat e masakrës së Fuhsë-Krujës.

Më 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë-Krujës mbetën të vrarë Brilant Martinaj, kushëriri i parë i Ervis Martinajt dhe dy shokët e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara nga grupi hetimor në një rreze të gjerë kanë filmuar mjetin në fjalë ditën e ngjarjes së rëndë, i cili dyshohet se është përdorur për të informuar autorët për të gjitha lëvizjet e viktimave.

Duke pasur këto pamje në duar, autoritetet shqiptare i kanë nisur një letërporosi atyre sllovene dhe u kërkojnë ndihmë për të kuptuar më shumë se kujt i përket makina, është e vjedhur apo ka hyrë në territorin e vendit tonë në rrugë të ligjshme.

Ngjarja deri tani ka mbetur e pazbardhur, edhe pse të hënën bëhet fiks një vit nga atentati. Brilant Martinaj ishte kushëri i Ervis Martinaj, bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i zhdukur prej 7 gushtit 2022./Albeu.com/.


Shtuar 16.07.2023 18:11