Nostradamusi parashikon luftë të përgjakshme Turqi-Greqi në 2019: Lajmi bën bujë në mediat greke dhe turke

Një ndër gazetat më të mëdha në Turqi, "Sabah" i është referuar një parashikimi të Nostradamusit, sipas të cilit Greqia dhe Turqia do të shkojnë në një luftë të ashpër me njëra-tjetrën gjatë këtij viti.

"Parashikimet e tmerrshme të Nostradamusit" është shkrimi i "Sabah" ku thuhet gjithashtu se gjatë këtij viti në Mesdhe do të ketë edhe tërmete të fuqishme që do të sjellin vdekjen, raporton Albeu.com.

Këtij shkrimi i janë referuar edhe mediat greke ku "Zougla" raporton se turqit janë duke menduar një luftë me Greqinë dhe se publikime të tilla nga shtypi turk bëhen për të përgatitur psikologjikisht popullin.

Disa prej parashikimeve të Nostradamusit kanë dalë të sakta, por një pjesë e mirë e tyre gjithashtu nuk kanë rezultuar të tilla.

Shkrimi i "Sabah", edhe pse ka marrë shumë vëmendje në Greqi duket të jetë botuar në kulmin e debateve pas zgjedhjeve lokale në Turqi, ku aktualisht maxhoranca po përpiqet që kthejë rezultatin në favor të tyre në Stamboll duke rinumëruar votat e pavlefshme, një skenar i ngjashëm me atë të majit 2011 në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2019, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori