Nora Istrefi bën ndryshimin e papritur në look, si duket këngëtarja (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme Era dhe Nora Istrefi na lezetuan Instagrami të gjithëve teksa u panë duke darkuar e duke kaluar kohë me njëra-tjetrën.

Dy motrat simpatike të showbizit shqiptar postuan disa video, ku dukeshhin si gjithmonë në super formë.

Po, Nora duket se ka vendosur të bëjë një ndryshim të vogël në look, pasi ka prerë balluket dhe duket me të vërtetë shumë bukur.

Këngëtarja nuk eksperimenton shpesh me pamjen e saj, andaj ndryshime të tilla nuk mund të mos marrin direkt vëmendjen e fansave.

Ditën e sotme Nora u bë kryefjalë e mediave. Si rrallëherë, këngëtarja ka folur një vit pas ndarjes për divorcin dhe raportet e saj me Robertin, në një intervistë për “Qejfi më i madh se Stambolli”.

Ndër të tjera, Nora theksoi faktin se ata nuk kanë lejuar që ndarja e tyre të ndikojë tek Renee, ndaj dyshja është munduar shumë.

Renee e do babain shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që thonin sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë…Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”- ka rrëfyer ndër të tjera këngëtarja.

Shtuar më 13/11/2020, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori