Mosbesimi ndaj qeverisë do të votohet të enjten

Për ditën e enjte është caktuar seanca për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në pajtim me Nenin 215, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do e caktojë seancën për kërkesën e parashtruar për votim të besimit ndaj Qeverisë dhe e njëjta do të mbahet ditën e tretë nga dita e parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë , respektivisht e enjte (11.11.2021), në ora 11.00h. Sipas Nenit 215, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit, afati për caktimin e seancës fillon të rrjedhë prej ditës së ardhshme, të parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë”, thonë nga Kuvendi, shkruan TV21.

Seanca për mosbesimin e Qeverisë, vjen pasi që 61 deputetë të opozitës, VMRO-DPMNE, ASH-AAA, Lëvizja Besa dhe E “Majta”, të premten nënshkruan iniciativën për votimin e mosbesimit të Qeverisë./TV21