Radev do të thërrasë Këshillin konsultativ për Maqedoninë e Veriut

Këshilli konsultativ bullgar për siguri nacionale (KSNS) lidhur me temën mbi Republikën e Maqedonisë së Veriut do të thirret në gjysmën e parë të janarit.

Këtë e bëri të ditur presidenti bullgar Rumen Radev para gazetarëve pas solemnitetit në të cilën Komisioni qendror zgjedhor ua dorëzoi certifikatat presidentit dhe nënpresidentit të zgjedhur të Bullgarisë.

:Me rëndësi është të kemi qëndrim për këtë trup politik për të cilën edhe partitë do të kenë qëndrim të qartë për atë se çka duhet bërë që të përshpejtohet procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, por duke pasur parasysh dhe respektuar interesin nacional bullgar”, ka deklaruar Radevi.

Si prioritete kryesore në punën e tij në mandatin e dytë ai ka theksuar forcimin e shtetësisë, më shumë drejtësi, ligjshmërinë, mbrojtje të interesave nacionale dhe krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme dhe mbështetjes së institucioneve në punën e tyre me qëllim Bullgaria të zhvillohet si vend prosperues modern evropian./alsat


Shtuar 20.12.2021 12:17