Nokia 230 vetëm 50 dollarë (FOTO LAJM)

Microsoft prezantoi telefonin më të ri të hedhë në treg Nokia 230, i dizajnuar për tregjet në zhvillim. Ky telefon ka ekran 2.8 inç me rezolucion 240 x 320 pikselë (QVGA), i rrethuar me korniza prej polikarbonati dhe kasa prej alumini.

Nokia 230 ka gjithashtu një kamerë 2 megapikselë në anën e pasme, e cila mund të shkrepë foto me rezolucion 1,600 x 1,200 pikselë dhe të regjistrojë video me rezolucion 240 pikselë dhe shpejtësi 15 pamje në sekondë. Ai përfshin opsionet më bazike të internetit, si rrjeti i dyfishtë 900MHz/1800MHz GSM dhe Bluetooth 3.0.

Përmasat e telefonit janë 124.6 x 53.4 x 10.9 mm dhe peshon 91.8 gramë. Një bateri me kapacitet 1,200mAh fuqizon pajisjen që, sipas Microsoft-it, do të zgjasë për gati 27 ditë nëse nuk përdoret shumë. Microsoft ka krijuar edhe një version me dy karta SIM të Nokia 230.

Pritet që të dy versionet të dalin në treg muajin e ardhshëm kundrejt çmimit prej 55 dollarë. /albeu.com/

Shtuar më 26/11/2015, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori