Noizy del nga fjala dhe ndjek Encën nga pas (FOTO LAJM)

Konflikti mes Encës dhe Noizyt nuk ka pushuar që nga dita e parë që ka nisur dhe mesa duket as nuk ka ndërmend të pushojë.

Por duket se Noizy vërtet këtë herë në një farë mënyre po imiton Encën.

Kështu, pasi Enca bleu vilën e saj, të njëjtën gjë e bëri edhe Noizy më pas duke bërë të njëjtën blerje, në po atë rezidencë ku kishte shtëpinë këngëtarja.

Enca kishte shprehur para tij se dëshironte ta bënte. “Mezi po pres të hidhem me parashutë sërish këtë verë, shkruan ajo.

Vetëm pas disa orësh, edhe reperi lajmëroi se është nisur drejt Vlorës dhe do të hidhet me parashutë. “Fluturojmë me parashutë në 18:20 mbi Vlorë”, shkruajti ai dhe më vonë u shfaq në një video live lart në qiell.

Vallë janë rastësi? /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2017, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori