Njihuni me velinat e reja të "Stop", njërën prej tyre e njihni të gjithë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sezoni i ri televiziv ka nisur ditën e sotme me rikthimin në ekran të shumë programeve të njohura, një pjesë prej të cilave me disa risi.

“Stop”, programi popullor investigativ ka rinisur me ndryshim, ashtu sikundër ishte paralajmëruar. Dy velinat që do të shoqërojnë Saimirin dhe Gentin nuk do të jenë më Alba dhe Ensa, dy balerinat e trupës së baletit në Tv Klan, por dy bukuroshe të tjera.

Pak para se të fillonte programi, Saimiri dhe Genti kanë prezantuar dy velinat që do t’i shoqërojnë gjatë këtij sezoni dhe ato janë Alesia dhe Onelda. Alesia Bami është një emër i njohur në fushën e modës në Shqipëri.

Bukuroshja brune është pjesëmarrëse në shumë konkurse bukurie, ajo është vlerësuar edhe me disa çmime. Në Miss Universe Albania 2014, Alesia është vlerësuar si shoqëruesja e dytë e Miss-it.

Ndërsa për Oneldën ende nuk dimë shumë, por është e dukshme që ajo është një vajzë mjaft e bukur dhe tërheqëse, që me siguri do të dijë si ta bëjë për vete shumë shpejt publikun. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 23:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori