Ky person quhet Ramiz
Ramadani dhe është një personazh që rrallë mund ta hasësh.
Ai ha hithra, ftoh hekurin e skuqur, e fik cigaren me gjuhë dhe nuk i fiket, i bien me çekan në bark dhe nuk i dhemb, raporton Express.
Ramadani, që është nga fshati Smirë i komunës së Vitisë thotë se mund të ishte kandidat për çmimin
Guinness, por se nuk ka përkrahjen e
duhur.
Ndërsa, në rrëfimin e tij për gazetën thotë se ka fituar shumë para, teksa "sfidohej" nga personat që ishin skeptik lidhur me atë se çfarë mund të bëjë. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014,
ora 11:50