Hesht “Air Albania”, Besiktas ndëshkon Tiranën

Teksa pritej që në pjesën e dytë të sfidës, “bardheblutë” e Tiranës të gjenin rrugën e rrjetës ka ndodhur e kundërta dhe “shqiponjat” turke të Besiktas kanë gjetur golin e avantazhit.

Vetëm 9 minuta pas hyrjes në lojë, mbrojtësi ganez, Daniel Amartey ka përfituar nga një gabim në zonën e Tiranës, duke çuar topin në rrjetë e portierit Lika. Rezultati i ndeshjes shkon në 0 me 1, ndërsa ai i përgjithshmi në 4 me 1.


Shtuar 3.08.2023 21:50