Qendra e masazhit “fole” prostitucioni, arrestohen 3 vajza në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një qendër masazhi, e cila përveç funksionit të saj kryesor shërbente edhe si qendër prostitucioni.

Tre vajza janë arrestuar, një është shpallur në kërkim, ndërsa ka filluar hetimi në gjendje të lirë për një 36-vjeçare.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetaset  R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë.

Në kërkim është shpallur shtetsasja  A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe.

“Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 23.02.2023 11:18