Vrau me armë gjahu gruan dhe vëllanë, kapet autori në Gramsh

Policia ka arritur të ndalojë autorin e dyushuar të krimit të dyfishtë në Gramsh pasditen e sotme.

Xhavit Sinani 75-vjeç vrau me armë gjahu gruan Zeqine Sinai  dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani

Ngjarja ndodhi në fshatin Tervol të Gramshit.

Pas krimit të rëndë, autori ka marrë në telefon fëmijët ku më pas u ka dhënë lajmin tragjik.

Bashkëshorten mësohet se e ka vrarë në banesë, ndërsa vëllanë tek shtëpia e tij jashtë vreshtës, pasi kanë qenë me banesë pranë njëri-tjetrit, rreth 1 km distancë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike. /Albeu.com/.