I vihet tritoli një banese në Durrës
Njihuni me motrat që nga varfëria kanë marrë vendimin ekstrem (FOTO LAJM)

Katër motra meksikane nga varfëria kanë vendosur që ta japin barkun me qera. Ato nuk janë të martuara, por e japin mitrën “me qira” për 9 muaj, për çiftet pa fëmijë në Evropë, kryesisht për çiftet homoseksuale.

Motrat synojnë që të ndihmojnë çiftet që nuk kanë fëmijë biologjikë. Qëllimi mund të jetë vërtet human, por synimi kryesor janë pagesat. Pengesa e tyre është se kjo metodë është e jashtëligjshme në Meksikë.

“Fqinjët tanë na akuzojnë për drejtimin e një rrjeti të trafikimit të të miturve”, tha Marta, e cila është katër muaj shtatzënë me një fëmijë që do ta marrë një francez homoseksual.

Familja jeton në një nga zonat më të varfra të Meksikës, e quajtur Villahermosa ku dy janë mundësitë për punësim, ose kameriere ose prostitutë, transmeton Shekulli.

Milagros Hernandez është motra e madhe dhe thotë se vendosi të japë mitrën me qira për të siguruar të holla për familjen shumë anëtarësh, të cilët jetojnë në një hapësirë shumë të ngushtë. Me lindjen e parë, ajo përfitoi 11 mijë euro. Mesatarisht, vajzat përfitojnë 10 mijë euro për një fëmijë.


Shtuar më 17/02/2019, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori