Rita Ora shpërthen në lot në “The Voice Australia”, tregon betejën e së ëmës me kancerin (VIDEO)

Rita Ora ka shpërthyer në lot teksa ka folur për betejën e nënës së saj me kancerin e gjirit në episodin e ri të “The Voice Australia”. Këngëtarja u frymëzua nga konkurrentja Aleisha Gam, e cila ia kushtoi performancën live nënës së saj që po lufton me kancerin për dy vitet e fundit.

Këngëtarja 31-vjeçare tha: “Unë e di se çfarë ndjesie është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me ty. Mamaja ime gjithashtu kishte kancer. Kur ajo shkonte të merrte trajtimin e saj dhe po i binin flokët, ne ishim adoleshente.

Ishte vërtet e çuditshme të shihje mamanë tënde, si të mos ishte super heroina që kishte qenë gjithmonë. Për shkak se nuk mendon se prindërit e tu do të thyhen para teje, e kuptoni çfarë dua të them? Dhe pastaj do duhet t’i bashkosh. Nuk mundem të flas.”, tha ajo e përlotur.