Dëmtohen skulpturat e parkut të Korçës (VIDEO)

Dëmtohen skulpturat e parkut të qytetit të Korçës.

Dëmtimi i tyre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut.

Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar thyerjen e skulpturave. Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, të cilët kanë filluar hetimet.

Është e disata hera që skulpturat e parkut janë dëmtuar dhe thyer.

Kujtojmë se pak ditë më parë, te parku i liqenit artificial, u dëmtua skulptura e Mid’hat Frashërit./albeu.com


Shtuar 27.12.2022 10:03