Njihuni me gruan serbe të agjentit që rekrutoi Hashim Thaçin (FOTO LAJM)

Jovana Marijanovic-Denjean
Hashim Thaci
Publicisti Salih Kabashi, i cili jeton dhe vepron në Slloveni, ka publikuar një fotografi të menaxheres së Eurosport Jovana Marijanovic, për të cilën thotë se, është gruaja e agjentit Arnaud Denjean, që kishte rekrutuar Hashim Thaçin si agjent të shërbimit sekret francez.

Këtë e ka pohuar edhe Naim Miftari ish anëtar i SHIK-ut, i cili për "Bota sot" dha disa të dhëna për gruan serbe të agjentit Arnaud Denjean.

"Jovana Marijanovic e lindur në Beograd vajza e një ish pjesëtarit të sigurimit cerb, i cili shërben në Algjeri si diplomat. Jovana 10-vjeçare shkon me të atin në Algjeri ku mëson gjuhën franceze pastaj jeta dhe udhëtimet nëpër Ballkan e takojnë me pjesëtarin e inteligjencës franceze, DGSE, Arnaud Danjean. E lindur në Beograd, kjo serbe, poliglote, shefe e rrjetit televiziv pan-evropian Eurosport, jeton qe shumë vite në Paris. është njëra nga menaxheret në Eurosport. Njihet si promotor e zjarrtë e sportistëve serbë", tregon Miftari.

Miftari thotë se, bashkëshorti i Jovana Marijanoviq, është agjenti që e rekrutoi Thaçin, i cili ishte edhe këshilltar politik i gjeneralit Xavier Bout De Marnac.

"Këtë nuk e ndërlidhë, por burrin e saj po. Agjenti që e rekrutoj Hashim Thaçin. Plus edhe këshilltar politik i gjeneralit Xavier Bout De Marnac, shefit të EULEX-it, me emrin Romuald Pichard, i cili kishte punuar më parë me Arnaud Denjean-DGSE, kishte kontakte të afërta me njerëzit e kryeministrit Thaçi dhe me zyrtarë të lartë të Shërbimit Informativ të Kosovës", ka shtuar ai. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2016, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori