Njihuni me gruan më të vjetër të Kosovës që ka përjetuar 5 luftëra

Fatime Ahmeti mund të jetë gruaja më e vjetër në shtetin e ri të Evropës. Dje ajo ka festuar 109 vjetorin e lindjes.

Ditëlindjen ia ka uruar edhe njëri nga nipat e saj, Armend Ahmeti, që ka postuar fotografinë e saj në profilin e tij në rrjetin social Facebook, raporton kooha.net.

Ahmeti ka postuar gjithashtu edhe letërnjoftimin e zonjës së moshuar, sa për të dëshmuar se ajo ka lindur më 1 janar të vitit të largët 1906.

“Gjyshja jonë i bëri 109 vjet. Urime gjyshe e dashur”, ka shkruar ai në Facebook.

Fatime Ahmeti ka lindur në Medvegjë, ndërsa aktualisht jeton me familje në Bardhosh.

Ajo ka përjetuar 5 luftëra, përfshirë edhe luftën e fundit, dy luftëra ballkanike e dy botërore./albeu.com/

Shtuar më 02/01/2015, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori