Njihuni me beben me më shumë flokë në botë (FOTO LAJM)

Një vajzë katër muajshe ka aq shumë flokë sa i dukeshin edhe kur mamaja e vet bënte ekot e shtatzënisë.

Primose Holloway është aq e njohur sa ajo duhet të vendosë kapele kur del, përndryshe do të marrë vëmendjen e të gjithë kalimtarëve. Ata që e kanë parë kanë menduar se ka paruke.

“Ne i pamë flokët e saj për herë të parë kur ajo ishte në barkun tim. Duhet të bëja disa grafi sepse mjekët supozonin se kisha një bebe të vogël, që nuk ishte. Mamia u çudit kur vuri re se në kokën e saj ka shumë flokë.

Ajo na tha se fëmija ynë do të kishte shumë flokë sepse ajo mund t’ia shihte kaçurrelat,”- ka thënë nëna e vajzës, Kate për Mail Online. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 22:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori