5 rregullat mbretërore që Princeshë Diana i ndryshoi njëherë e përgjithmonë (FOTO LAJM)

Me veprimet e saj, Lady Diana iu ka treguar njerëzve se është një person i zakonshëm sikurse të gjithë. Bright Side ka renditur disa nga rregullat mbretërore, të cilat princeshë Diana i ndryshoi njëherë e përgjithmonë.

Princesha e zgjodhi vetë unazën e fejesës

Unazat e fejesës për çiftet mbretërore bëhen me gurë të shtrenjtë ose me materialet e trashëguara që shpesh përdoren si gurët kryesorë. Princesha Diana nuk preferoi ta respektonte këtë traditë, duke zgjedhur një unazë nga një katalog. Natyrisht, unaza është pëlqyer, saqë dhe dukesha e Kembrixhit e ka përdorur si unazë fejese.

U bë gruaja e parë në familjen mbretërore që i solli në jetë fëmijët jashtë Pallatit

Anëtareve e tjera femra të familjes mbretërore iu ofruan të gjitha kushtet që ato të mund të lindnin në Pallatin Mbretëror. Elizabeta II bëri të njëjtën gjë, por Princesha Diana preferoi t’i lindte të dy fëmijët e saj në një spital. Edhe Kate vendosi të ndiqte shembullin e vjehrrës së saj, duke i lundur fëmijët në të njëjtin spital ku Princesha Diana solli në jetë Williami dhe Harry-n.

Diana ishte shumë e lidhur me njerëzit

Njihet për bamirësinë që ka bërë. Ishte e vetmja që bëri punë humanitare. Kjo është arsyeja pse publiku e quajti atë ‘Princesha e Popullit’. Diana shpejt e la në hije princin Charles, njerëzit e adhuronin atë dhe ajo u bë simboli dhe ikona e brezit të saj.

Nuk kishte frikë t’i shprehte ndjenjat e saj

Lady Diana ishte gjithmonë shumë e sinqertë me gazetarët – nganjëherë edhe shumë se ç’duhej. Në vitin 1995 ajo fshehurazi dha një intervistë ku pranoi se kishte disa marrëdhënia me burrin e saj ishte në vështirësi. Menjëherë pas kësaj, ata u divorcuan. Sinqeriteti ishte ndoshta një nga arsyet pse njerëzit e thjeshtë e donin aq shumë.

Diana eksperimentoi me pamjen e saj

Pavarësisht kodit të rreptë për veshjet, Lady Diana vazhdoi t’i thyente ato, ku dukej gjithnjë elegante dhe ndiqte modën. Lady Diana u bë gruaja e parë në familjen mbretërore që mbante pantallona në një event zyrtare (shembulli i saj është ndjekur në ditët e sotme nga Meghan Markle. Pra, Princesha Diana u bë një revolucion i vërtetë në pallatin mbretëror, dhe gjithashtu u bë një ikonë e stilit. /albeu.com/