Dy mjete dalin nga rruga në Korçë, katër të plagosur

Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur në rrugën që lidh fshatin Tren, Devoll, me aksin rrugor Korçë-Kapshticë.

Sipas burimeve, bëhet me dije se dy mjete kanë dalë nga rruga dhe kanë rënë në kanal.

Mësohet se njëri prej mjeteve të aksidentuar ishte furgon tip “Benz” dhe tjetri tip “Audi”, me drejtues shtetasin Ç. Ç., banues në fshatin Barç, Korçë.

Për pasojë, kanë marrë lëndime të lehta 4 pasagjerë të mjetit tip “Audi”, konkretisht shtetasit M. H; Sh. M; K. H. dhe Xh. Sh., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Bilishtit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 18.12.2021 10:35