I grabiti çantën një gruaje, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi i grabiti me forcë çantën një gruaje.

Ngjarja ka ndodhur në Acharnes pasditen e së premtes, kur 36-vjeçari iu afrua me motor një gruaje 58-vjeçare me qëllim që t’i rrëmbejë çantën.

Pavarësisht rezistencës së saj, 36-vjeçari arriti ta merrte çantën, teksa gruaja u rrëzua në rrugë dhe u plagos.

Shqiptari u largua me çantën në duar, megjithatë efektivët e policisë së ekipit të DI.AS. e kanë pikasur në një rrugë të zonës dhe e kanë dërguar në komisariat, ku 58-vjeçarja e ka njohur dhe kështu është arrestuar.

 


Shtuar 3.06.2023 13:41