Njëri nga konkurrentët tentoi vetëvrasjen, ish-banorja e BB e quan Renaton "kafshëror" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ditën e djeshme në media u përhap lajmi se një prej konkurrentëve në "Hell’s Kitchen" në TCH kishte prerë damarët pasi nuk i kishte rezistuar dot presionit të madh të ushtruar në kuzhinën e këtij emisioni.

Kryeshefi i kuzhinës, Renato Mekolli, të cilin e kemi parë herë pas here të acaruar e duke shprehur një anë të egër të karakterit të tij, nuk e ka mohuar lajmin në fjalë.

Mirëpo, aspak njerëzor i është dukur sjellja e Mekollit ish-konkurrentes së Big Brother, Gerta Shino, e cila nuk e ka kursyer shprehjen e urrejtjes përmes fjalëve të rënda.

"Nuk e di domethënë, a ka njeri më kafshëror se ky surrat i shëmtuar këtu që ushtron dhunë psikologjike publikisht konkurrentëve që pa ata nuk do e nxirrte këtë surrat të keq në tv. Turp për në çfarë njerëzish zgjedhim të shohim në ekran.
Më vjen keq që konkurrenti preu damarët e vetë dhe nuk i preu gjuhën këtij llafazani të keq", shkruan ajo.
Shtuar më 09/11/2018, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori