Njerëzit më të vjetër në botë (FOTO LAJM)

Emma Martina Luigia Morano, 29 nëntor 1899
Personat që kanë jetuar gati 2 shekuj janë 5 femra. Ato kanë lindur në shekullin e XIX dhe kanë pasur fatin të jetojnë dhe të shohin personalisht evenimente, që mbushin librat e historisë me zbulime shkencore luftëra të mëdha, nga rrëzimi i murit të Berlinit tek revolucioni teknologjik i viteve 2000. Njerëzit më të vjetër në botë janë;

Misao Okawa është gruaja më e vjetër në botë. Ajo ka lindur në 5 mars 1898 dhe pas dy muajsh do të mbushë 117 vjeç. Sekreti sipas saj është shumë gjumë dhe shumë sushi.

Gertrude Weaver ka lindur në 4 korrik 1898 në Arkansas (SHBA). Gertrude ka pasur katër fëmijë dhe tregon që sekreti i jetëgjatësisë së saj është besimi në Zot, të punosh shumë dhe të duash të tjerët.

Jeralean Talley, ka lindur në 23 maj 1899">1899 në Geogia. Shumë e re ajo ka punuar në fushat e pambukut. Ka qenë e martuar për 52 vjet dhe pas një aksidenti të ndodhur, thotë se nuk tentoi më kurrë ti jepte makinës.

Susannah Mushatt Jones, ka lindur më 6 qershor 1899">1899 në Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe është rritur në një fermë në Alabbama. Ajo ka punuar si baby sitter, mbas divorcit nga bashkëshorti (martesa e saj zgjati vetëm 5 vjet). Jones nuk ka pirë kurrë duhan, nuk ka përdorur kurrë asnjë lloj droge, fle akoma dhjetë orë në ditë, por mbi të gjitha sipas saj sekreti i jetëgjatësisë është, që nuk ka qenë e martuar për shumë kohë.

Emma Martina Luigia Morano ka lindur më 29 nëntor 1899">1899 në Civiasco, në provincën e Vercelli në Pasi, është martuar në 1938, ka punuar në një fabrikë si kuzhiniere. Pyetjes se kush është sekreti i jetëgjatësisë së saj ajo i përgjigjet: Nuk kam përdorur kurrë drogë, konsumoj 3 vezë në ditë, pi një gotë raki të bërë në shtëpi dhe nganjëherë ha pak çokollatë, por mbi të gjitha mendoj gjithmonë pozitivisht. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2015, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori