Njerëzit i kërkojnë të jetë e lumtur, Bebe Rexha i jep mesazh me gishtin e mesit (FOTO LAJM)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore,
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme, emri i së cilës përflitet shumë në
rrjetet sociale dhe mediat rozë.
Ajo njihet për karakterin e saj të çiltër dhe të dashur, dhe këtë e ka treguar shpesh herë në përmes postimeve që ajo bën në
rrjetet sociale.
E së fundmi
Bebe ka reaguar ashpër ndaj atyre njerëzve që i kanë thënë këngëtares të bëjë këngë me histori të
lumtura dhe jo ashtu siç ka bërë deri më tani ku tekstet e këngëve të saj janë pothuajse dramatike.
“Njerëzit vazhdojnë të më thonë:
Bebe duhet të buzëqeshësh më shumë. Posto më shumë fotografi duke
buzëqeshur, ti dukesh kaq emocionale. Shkruaj këngë të
lumtura. Bëhu e lumtur. Pra, këtu është versioni im i një fotografie të
buzëqeshur. Ndaloni t’u thoni vajzave se duhet të buzëqeshin për të qenë të bukura.”- shkruan
Bebe.
Shtuar më 21/11/2019,
ora 13:26