Njëra më joshëse se tjetra, Elvana dhe Tayna bëjnë "xing" me bikinit e shtrenjta (FOTO LAJM)

Tayna publikoi në Instagram dy foto nga Los Angeles, duke marrë vëmendjen e të gjithëve me linjat e saj dhe padyshim edhe me veshjen provokuese.

Sakaq, disa orë më vonë edhe Elvana Gjata publikoi disa foto, si rrallëherë këtë verë, ku shfaqej në një jaht në mes të detit, duke marrë komente pafund.

Mirëpo, nëse ju ka shpëtuar, fansat e dy këngëtareve kanë vënë re se ato kanë bërë xing me të njëjtat rrobabanjo.

Të dyja kanë veshur rrobabanjo bardh e zi nga Channel që kushtojnë jo pak por 708 euro.

Mirëpo ky çmim duket se ia vlen për sa kohë vajzat duken yll dhe na kënaqin sytë në rrjetet sociale!

Të shumta janë rastet kur personazhet VIP të showbiz-it kanë bërë xing me njëri-tjetrin me të njëjtën veshje. Secili zgjedh ta kombinojë atë në mënyrën e tij, mirëpo asnjëherë nuk mungojnë krahasimet e fansave, të cilët i kanë vënë VIP-at përballë njëri-tjetrit për të votuar se cilit prej tyre i shkon më shumë veshja, apo cili është treguar më kreativ në kombinim.

Juve kush ju pëlqen më shumë?
Shtuar më 22/09/2020, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori