Juventusi dhe Roma ndahen në “paqe”, nga një gol për Vlahovic dhe Abraham (VIDEO)

 

Juventusi dhe Roma janë ndarë në paqe në ndeshjen e tretë të këtij sezonit të Serie A.

“Zonja e Vjetër” ia doli të zhbllokojë rezultatin që në minutën e dytë falë një super goli të Vlahovic nga goditja e dënimit.

Pjesa e parë do të mbyllej pikërisht me avantazhin minimal të vendasve edhe pse rastet nuk do të mungonin për dy dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë Roma arrin të barazojë falë dyshes Dybala- Abraham, me argjentinasin si asistues dhe anglezin shënues.

Pas golit të barazimit, Roma e Mourinhos do të mendonte më tepër për mbrojtjen e rezultatit se sa për të kërkuar golin e dytë dhe të fitores.

Në krahun tjetër Juventusi kërkoi më shumë fitoren, por nuk ia arriti deri në fund me skuadrat ndajnë nga një pikë, e cila duket se i shërben me shumë Romës./albeu.com


Shtuar 27.08.2022 20:26