Bukuroshja shqiptare
Almeda Abazi, është një nga modelet dhe aktoret më të preferuara në Shqipëri por edhe në Turqi.
Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Tolgahan Sayisman janë në pritje të fëmijë së tyre të parë që është djalë.
Vogëlushi do të quhet Efehan dhe pritet të lindë në muajin prill pasi
Almeda është në muajin e 6 të shtatzënisë.
Së fundmi
Almeda edhe pse me barkun e fryrë nuk ka nguruar të shpërndajë
foto në Instagram.
Almeda ka
postuar një
foto ku shihet e relaksuar në shtrat, me shumë pak makeup teksa vështron nga kamera.
Missi shqiptar duket që ka marrë nurin e shtatzënisë dhe shkëlqen në këtë
foto.
Në Instastory
Almeda ka
postuar edhe një video ku tregon barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan të zi. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2019,
ora 10:27