Përfshihet nga zjarri restoranti në Madrid, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

Dy burra vdiqën dhe 10 të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë, pas një zjarri që shpërtheu të premten mbrëma në një restorant në Madrid, njoftuan sot shërbimet e urgjencës spanjolle.

Zjarri ka rënë dje në restorantin italian  Burro Canaglia & Resto në lagjen qendrore të Salamanca.

Sipas një dëshmitari okular që foli për gazetën El Pais, zjarri filloi kur një kamerier përdori një çakmak në një pjatë, duke i vënë aksidentalisht zjarrin mureve dhe tavanit.

Klientët e restorantit patën vështirësi të dilnin nga ndërtesa pasi zjarri shpërtheu pranë hyrjes kryesore.

Policia po heton për ngjarjen./Albeu.com/


Shtuar 22.04.2023 11:18