"Një xhiro nga garderoba e Majlinda Bregut", e bija zbulon stilin e ish-deputetes pak vite më parë (FOTO)

Vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, është kthyer tashmë në një nga femrat e showbiz-it shqiptar më e komentuar dhe më e ndjekur në rrjetet sociale.

Kejda është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit foto nga fëmijëria.

Nga arkiva e fotove të vjetra, Kejda ka publikuar një imazh ku ajo shfaqet e veshur me rrobat e mamasë. Ajo ka veshur takat dhe fustanet e së ëmës, pa harruar që të lyej buzët me të kuq.

“Kur kaloja një xhiro nga garderoba e Majlinda Bregut”, shkruan Kejdafoto, duke treguar kështu edhe stilin në veshje të ish-deputetes disa vite më parë.
Shtuar më 18/10/2019, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori